70 Student Ndjekin një Program Trajnimi në QZHB-UEJL

Për herë të dytë QZHB - SEEU në bashkëpunim me shkollën e biznesit Kelly, Institutin e Menaxhimit Luknou (Indi) dhe Universitetin e Evropës Juglindore, nga 7 shtator 2012 deri më 17 shtator 2012, organizuan trajnimin me temë nxjerrja e vlerave të biznesit nga analitika. 68 student nga India, të cilët aktualisht i ndjekin studimet e magjistraturës në Institutin Indian për Menaxhment dhe shumica e tyre të punësuar në korporata të mirënjohura multinacionale dhe transnacionale, u akomoduan në konviktet studentore të UEJL-së, ku studiuan intensivisht një program dy – javor, me mbështetje mësimore nga stafi akademik i njohur nga KSB IU. Pas përfundimit të programit intensiv, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë. Gjatë periudhës dy javore, pjesëmarrësit përveç angazhimit të tyre në trajnim, vizituan edhe kompanitë më të suksesshme në rajonin e Tetovës “Ecolog”dhe “Renova”si dhe objektet kulturore – historike “Arabati Baba Teqe”, “Xhaminë e Larme” shtatoren dhe shtëpinë e “Nëne Teresës”, manastrinin “Shën Naum” duke mos e anashkaluar edhe vizitën në komunën e Tetovës. Stafi i UEJL-së, gjithashtu ishte pjesë e kësaj ngjarje, duke mbështetur logjistikën dhe duke marrë pjesë në seancat e veçanta të trajnimit.


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017