Ligjëratë për ndërmarësinë në shekullin 21 me Paul Sergius Koku

Të martën (14 maj 2019), kishim nderin të kemi si ligjërues profesorin e Kolegjit të Biznesit në Universitetin Atlantik të Floridës dhe anëtarin e Akademisë për Marketing, Prof. Dr. Paul Sergius Koku, i cili para studentëve dhe stafit të UEJL-së, mbajti ligjëratë për ndërmarrësinë në shekullin 21.

Prof. Dr. Paul Sergius Koku është ligjërues në Kolegjin e Biznesit në Universitetin Atlantik të Floridës dhe anëtar i Akademisë për Marketing. Nga perspektiva e tij personale dhe profesionale, Koku ligjëroi për karakteristikat e ndërmarrësisë, në veçanti për mënyrat e kalimit të barrierave dhe rreziqeve që hasen në shekullin 21.

Në fund të prezantimit u zhvillua një diskutim dinamik i studentëve dhe stafit të UEJL- së, rreth vështirësive me të cilët ballafaqohet aktualisht ndërmarrësia, gjë që rezultoi me sugjerime konkrete për ta.

Kjo ligjëratë u mbështet nga Qendra për Biznes dhe Inovacion e Universitetit të Evropës Juglindore.


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017