Ligjëratë e Guvernatorit Bogov

Guvernatori Bogov, beri një retrospektivë të krizës ekonomike globale dhe efektin e saj në ekonominë e Maqedonisë. Ai foli për rolin e Bankës Popullore në krijimin e politikave makroekonomike e në veçanti për masat që janë marrë gjatë ballafaqimit me sfidat e krizës ekonomike globale.

Në fjalën e tij, rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, theksoi rëndësinë e ligjëratës së guvernatorit dhe bashkëpunimin që universiteti ka me bankat, e posaçërisht me Bankën Popullore të Maqedonisë.

Prorektori për ndërmarrësi, Prof. Dr. Mirolub Shukarov foli për politikën monetare të Maqedonisë-rreziqet dhe sfidat në të ardhmen. 

Studentët parashtruan edhe shumë pyetje. Ligjërata kaloi në një atmosferë pozitive me një debat dhe interaktivitet mes të pranishmëve dhe guvernatorit Dimitar Bogov.


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017