Kontabilitet Praktik dhe Zbatimi i Legjislacionit Tatimor

Qendra për zhvillimin e biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore Tetovë, organizoi trajnimin për „ Kontabilitet praktik dhe zbatimi i legjislacionit tatimor ”.

Qëllimi i trajnimit ishte, përvetësimi i njohurive praktike në fushën e kontabilitetit dhe aplikimin e drejtë të tatimeve, në mënyrë që kandidatët të mësojnë, si të regjistrojnë dhe të sistemojnë ngjarjet në mënyrën e duhur në formë të pasqyrave financiare dhe të zbatojnë legjislacionin tatimor siç duhet.

Trajnimi zgjati 2 muaj, dhe e ndoqën gjithsej 14 pjesëmarrës, të cilët fituan njohuri të mjaftueshme praktike, për të punuar në sektorë të kontabilitetit në kompani, zyra të kontabilitetit dhe punë të tjera që kanë të bëjnë me të.

Pas përfundimit të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën edhe me çertifikata nga ana e Qendrës për zhvillimin e biznesit.


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017