Qendra për zhvillimin e biznesit - UEJL, në bashkëpunim me Business Kosova Center, organizoi trajnim një ditor për komunitetin e biznesit të Kosovës, në temë: „Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët”.
Qëllimi i trajnimit ishte që përfaqësuesit e kompanive të Kosovës, t’i avancojnë njohuritë e tyre rreth menaxhimit të marrëdhënieve me klientët, rolin e marketingut, raportin e menaxhimit të marrëdhënieve me klientët ndaj marketingut, rolin e teknologjisë së informacionit si dhe përfitimet nga i njëjti, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave, si dhe si mund këto të dhëna të përdoren në mënyrë të dobishme nga departamenti i marketingut, burimeve njerëzore dhe nga sektori i shitjes.
Ligjërues në këtë trajnim ishte profesor i Kolegjit të biznesit në Universitetin Atlantik të Floridës dhe anëtarë i Akademisë për marketing, Prof. Dr. Paul Sergius Koku. Pas përfundimit të trajnimit, përpos njohurive të përfituara, pjesëmarrësit u pajisën edhe me çertifikatë nga ana e organizatorëve, respektivisht nga Qendra për zhvillimin e biznesit dhe Business Kosova Center.