Trajnim për Njohuri dhe Aftësi Bazike për Biznes

Qendra për zhvillimin e biznesit – UEJL, në bashkëpunim me ESA (Enterprise Support Agency) dhe Qendrën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, në kuadër të projektit ,, Mbështetje për sipërmarrësin dhe kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme në regjionin e Tetovës” të mbështetur nga GIZ RED, organizoi trajnim në temë: ”Njohuri dhe aftësi bazike për biznes”.  

Qëllimi i trajnimit ishte, që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri në lidhje me biznesin, motivet për të nis një biznes personal, kuptimin mbi shpenzimet, fitimin dhe humbjen, format kryesore të organizimit të biznesit, mbi rëndësinë dhe kuptimin e menaxhmentit, funksionet dhe aftësitë menaxheriale dhe shumë më tepër.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin: student, të rinj afaristë dhe të papunë. Trajnimi zgjati 3 ditë, ku ligjërues ishin: Doc. Dr. Veland Ramadani dhe Doc. Dr. Shenaj Haxhimustafa.

Pas përfundimit të trajnimit, përpos njohurive të përfituara, pjesëmarrësit u pajisën edhe me certificate.


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017