Тrajnim për Udhëheqje Korporative

Qendra për zhvillimin e biznesit – UEJL, në bashkëpunim me Institutin e drejtorëve, të mbështetur nga Korporata Financiare Ndërkombëtar- IFC , pjesë e grupacionit të Bankës Botërore, organizoi trajnim për udhëheqje korporative, i dizajnuar për anëtarët e bordeve të drejtorëve si dhe për menaxhmentin e mesëm dhe të lartë të kompanive. 

Trajnimi përfundoi me datë 21. 06. 2014 dhe me sukses e kryen pjesëmarrësit nga kompanitë : Alma-M UNIQA, Bexheti Kompani, Stopanska Banka, Pneumatik, Screen Media, Alpine Center dhe OEMVP.Programi, i strukturuar  në bazë të standardeve ndërkombëtare në këtë fushë, u mundësoi pjesëmarrësve të fitojnë njohuri nga aspekte të ndryshme të udhëheqjes korporative, siç janë çështjet lidhur me strukturimin dhe funksionimin e bordeve, obligimet dhe detyrimet e drejtorëve, lidershipin strategjik, financat korporative dhe çështjet e planifikimit dhe zbatimit të ndryshimeve. 

Programi i ofruar , përbëhej nga 12 module, ku secili modul zgjati  nga 3 orë. Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit morën çertifikatë të përbashkët nga IFC, Qendra për zhvillimin e biznesit dhe Instituti i drejtorëve. 

Pjesëmarrësit, ndoqën gjithsej 12 module në materiale të përgatitura nga ana e IFC-së, dhe të përshtatura për Maqedoni nga ana e profesorëve të UEJL-së dhe ligjëruesve të Institutit për drejtorë.


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017