Trajnim per te Punesuarit e Kompanise Dauti Komerc

Qendra për zhvillimin e biznesit - UEJL, organizoi trajnim 4 ditorë, për të punësuarite kompanisë Dauti Komerc - trajnim, ky i cili u organizua në kuadër të projektit që Qendra për zhvillimin e biznesit -UEJL, e realizon me kompaninë Dauti Komerc  dhe që i njëjti përkrahet nga ana e bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim- BERZH. Në këtë projekt, përpos konsultantëve lokal Doc. Dr. Jusuf Zeqiri -profesor në fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë dhe  z. Lumni Ajvazit - drejtor i QZHB-së, uangazhua edhe eksperti gjerman, z. Norbert M. Marx, i cili posedon një përvojëtë bujshme në lëmin e konsultimeve dhe trajnimeve.

Qëllimii trajnimit ishte që pjesëmarrësit, të ndërtojnë një qëndrim personal dhekritik mbi komunikimin ndërpersonal dhe biznesor, rëndësinë e shitjes dhepengesat për një komunikim efektiv, rëndësinë e kulturës korporatave - për mëtej, si përcaktohet dhe perceptohet kualiteti i produkteve dhe shërbimeve, sidhe cilat janë teknikat për avancimin e shitjes personale. Ligjërues në këtëtrajnim ishte: Doc. Dr. Jusuf Zeqiri.

Pas përfundimit tëtrajnimit, drejtori gjeneral i kompanisë Dauti Komerc, z. Xhemil Dauti, në mes tjerashfalemenderoi të punësuarit për pjesëmarrjen dhe njëherit e përgëzoi QZHB - në,për punën e bërë, duke e konsideruar si një bashkëpunim mjaft të suksesshëm icili do të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017