Trajnim Atributet e Lidershipit

Ditën e Shtunë (23 Mars), Qendra për Zhvillimin e Biznesit – UEJL, organizoi trajnim në temë: “Atributet e Lidershipit”. Qëllimi i trajnimit ishte që çdo pjesëmarrës në trajnim, të zbulon anët e forta të udhëheqjes ose menaxhimit, në të njëjtën kohë edhe tejkalimin e situatave të vështira. Në këtë trajnim, morën pjesë edhe përfaqësuesit e kompanive të rajonit të Pollogut duke filluar nga: Adria Sport (Cudo Shoes), Molika, Vezë Shari, Frigotehnika 2000, Moding, Festa Komerc, Hildin Komerc, Shar Planina, dhe të interesuarit tjerë.

Në fund të trajnimit, drejtori i Qendrës për Zhvillim të Biznesit, z. Lumni Ajvazi së bashku me ligjëruesen Msc. Svetlana Misajlovska, shpërndan edhe çertifikatat për pjesëmarrësit në trajnim.


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017