Trajnim për Zhvillimin e Lidershipit

Qendra për Zhvillimin e Biznesit, gjatë muajit maj dhe qershor 2011, ka organizuar trajnimin për "Zhvillimin e Lidershipit", ku pjesëmarrësit ishin kryesisht gjenerata e dytë e udhëheqësve të kompanive. Qëllimet e trajnimit ishin, që të krijohet një kuptim i përbashkët i rolit dhe përgjegjësive të një lideri në një kompani, vlerësimin e kapaciteteve të udhëheqjes aktuale të pjesëmarrësve, si ti zbatojnë aftësitë e tyre drejtuese në perspektivën e tyre, në kompani, në lidhje me rolin e tyre në kompani dhe pritjet për të ardhmen. Kompanitë pjesëmarrëse në trajnim: Renova, Frigotehnika 2000, Moding, Pofiks, Les Komerc, Euro Turist, IR- Trans dhe Duli – Kërçovë.


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017