Trajnim për Marketing dhe Financa

Qendra për zhvillimin e biznesit – UEJL, në bashkëpunim me ESA (Enterprise Support Agency) dhe Qendrën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, në kuadër të projektit ,, Mbështetje për sipërmarrësin dhe kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme në regjionin e Tetovës ” të mbështetur nga GIZ RED, organizoi trajnim në temë: ”Marketing dhe financa ”.

Qëllimi i trajnimit ishte që të informohen  pjesëmarrësit me raportet që janë të dobishme në matjen dhe monitorimin e performancës financiare në lidhje me një grup të pasqyrave financiare, të japë udhëzime se si bëhet planifikimi financiar, si të futen parimet dhe praktikat që lidhen me rrjedhjen e parave, si dhe çështje që lidhen me marketingun, njerëzit  që janë të përfshirë në llojet e entiteteve të marketingut të tilla si: në mallra, shërbime, përvoja, ngjarje, vende, organizata, informacione, ide etj.

Trajnimi zgjati 3 ditë, ku ligjërues ishin: Prof. Dr. Besnik Fetai dhe Doc. Dr. Brikend Aziri.

Pas përfundimit të trajnimit, përpos njohurive të përfituara, pjesëmarrësit u pajisën edhe me çertifikatë.


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017