Qendra për zhvillimin e biznesit – UEJL organizoi trajnim 3 ditor, për të punësuarit e kompanisë farmaceutike ALKALOID (në Kosovë - Alk&Kos), e cila për më shumë se shtatë dekada merret me prodhimin e barnave, përpunimin e lëndëve të para bimore, si dhe me produktet e kozmetikës dhe produktet kimike.
Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit, të ndërtojnë një qëndrim personal dhe kritik për rëndësinë e komunikimit në biznes, në përputhje me detyrat e tyre specifike, përfitimi i njohurive shtesë në lidhje me specifikat e kanaleve të marketingut në industrinë farmaceutike, identifikimin e karakteristikave që duhet t’i posedoj një shitës i suksesshëm, me theks të veçantë në kompaninë ALKALOID (Alk&Kos), përcaktimi i objektivave individuale dhe organizative për veten dhe vartësit e tyre, si dhe përfitimi i njohurive për promovim, kënaqësi dhe besnikëri ndaj konsumatorëve.
Ligjërues në këtë trajnim ishin: Prof. Dr. Nexhbi Veselidhe Doc. Dr. Brikend Aziri. Pas përfundimit të trajnimit, përpos njohurive të përfituara, pjesëmarrësit u pajisën edhe me çertifikatë nga ana e Qendrës për zhvillimin e biznesit.
Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.
T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk
Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni
© Business Development Centre 2017