Trajnim për Farmaci Brend Treg Profit

Qendra për zhvillimin e biznesit – UEJL organizoi trajnim për bashkëpunëtorët  e Feniks Farma – një ndër distributorët kryesor të produkteve farmaceutike ne tregun e Maqedonisë, në temë: “ Farmaci: Brend, Treg, Profit”.

Qëllimi i trajnimit ishte, që pjesëmarrësit (pronarë të barnatoreve), të përfitojnë njohuri në lëminë e menaxhmentit dhe strategjitë e biznesit në industrinë farmaceutike, për brendimin, menaxhimin me stoqet dhe çështjet financiare në farmaci, si dhe për promovimin, kenaqësinë dhe besnikërinë e konsumatorëve.

Ligjërues në këtë trajnim ishin: Prof. Dr. Nexhbi Veselidhe Doc. Dr. Brikend Aziri.

Trajnimi zgjati 3 ditë dhe e ndoqën pronarët e barnatoreve nga rajoni i Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Strugës dhe Ohrid. Pas përfundimit të trajnimit, përpos njohurive të përfituara, pjesëmarrësit u pajisën edhe me çertifikatë nga ana e Qendrës për zhvillim të biznesit.


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017