Trajnim për Sparkasse Bank

Qendra për zhvillimin e biznesit – UEJL, organizoi trajnim 2 ditor për të punësuarit e Sparkasse Bank, e cila për më shumë se 23 vjet traditë dhe përvojë në sektorin bankar (si bankë e vetme austriake në Maqedoni), ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve - të dizajnuara për të mbështetur zhvillimin dhe financimin e personave fizik dhe juridik.  

Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit, të ndërtojnë një qëndrim personal dhe kritik për rëndësinë e prezantimit efektiv dhe të folurit publik, rolin e paraqitjes së bankës në sektorin e biznesit – gjatë mbledhjes dhe shkëmbimit të informacioneve, gjatë procesit organizativ, ndryshimit dhe modifikimit të punës grupore, për t’u ndalur në mënyrë më të detajuar në planifikimin, përgatitjen dhe përmbajtjen, aftësitë dhe teknikat, si dhe në vetë folësin -si elemente më të rëndësishme për një prezantim efektiv. Ligjërues në këtë trajnim ishte eksperti ndërkombëtarë dhe njëherit këshilltari i programit studimor  “Studimet e Integruara me Praktikën”, Prof. Norbert. M. Marks. Pas përfundimit të trajnimit, përpos njohurive të përfituara, pjesëmarrësit u pajisën edhe me çertifikatë nga ana e Qendrës për zhvillimin e biznesit. 


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017