Qendra për zhvillimin e biznesit – UEJL, organizoi trajnim për të punësuarit e kompanisë Harbini Kozmetik, e kofinancuar nga ana e bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim – BERZH. Harbini Kozmetik më shumë se një dekadë merret me distribuimin e kozmetikës dekorative „Golden Rose” , „Classics” dhe parfumet „Roxanne” – produkte cilësore, të cilat janë pëlqyer nga konsumatorët dhe vazhdojnë edhe më tej të marrin pëlqimin nga kualiteti i tyre cilësor.
Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit, të ndërtojnë një qëndrim personal dhe kritik për rëndësinë e vetë - motivimit, menaxhimin e konflikteve, komunikimin ndërpersonal, si dhe rreth teknikave për avancimin e shitjes personale. Ligjërues në këtë trajnim ishin: Doc. Dr. Selajdin Abduli dhe Doc. Dr. Brikend Aziri.
Pas përfundimit të trajnimit, drejtori gjeneral i kompanisë Harbini Kozmetik, z. Mustafa Musai, në mes tjerash, falemenderoi të punësuarit për pjesëmarrjen dhe njëherit e përgëzoi QZHB – në, për punën e bërë, duke e konsideruar si një bashkëpunim mjaft të suksesshëm i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt.
Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.
T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk
Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni
© Business Development Centre 2017