Trajnim Për të Punësuarit e Adria Sport CUDO SHOES

Ditën e Diel (09 Dhjetor), Qendra për Zhvillimin e Biznesit në UEJL, në bashkëpunim me Adria Sport (Cudo Shoes), organizoi trajnim për të punësuarit e kësaj kompanie në temë “Komunikim Biznesi dhe Komunikimi Interpersonal”. Ligjërues në këtë trajnim ishin profesorët e UEJL-së: Doc. D-r Brikend Aziri dhe MA. Luan Eshtrefi . Trajnimin e ndoqën gjithsej 37 të punësuar, të cilëve pas përfundimit, ju ndanë edhe çertifikatë nga ana e Qendrës për Zhvillimin e Biznesit.


Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017