Ditën e Premte (16 Nëntor) nga ana e Qendrës për Zhvillimin e Biznesit në UEJL, u organizua trajnim për të punësuarit në Ministrinë e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë në temë “Zgjidhja e Problemeve dhe Procesi i Vendimmarrjes”. Ligjërues në këtë trajnim, ishte Doc. D-r Veland Ramadani dhe trajnimin e ndoqën rreth 15 udhëheqës të sektorëve dhe këshilltar shtetërorë në Ministrin e Ekonomisë.
Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.
T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk
Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni
© Business Development Centre 2017