Rreth Nesh

Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) është partneri i juaj për t’ju aftësuar në pikëpamje profesionale dhe organizative. Në mënyrë të vazhdueshme i ndjek trendet e biznesit bashkëkohorë dhe për këtë qëllim shërbimet tona ofrojnë zgjidhje optimale për nevojat e juaja.

Misioni i Qendrës për zhvillimin e biznesit (QZHB) është që të jetë një ndër ofruesit më të suksesshëm të shërbimeve trajnuese në regjion e më gjerë, duke i kombinuar dituritë akademike dhe pajisjet teknologjike bashkëkohore të UEJL-së.

Qëllimi i Qendrës për zhvillimin e biznesit (QZHB) është që të ofroj dituri cilësore dhe aplikative të cilat janë thelbësore për zhvillimin e biznesit tuaj.

Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) përkrahet nga grupe ekspertësh vendas dhe ndërkombëtar, të cilët me profesionalizëm ju qasen problemeve të biznesit tuaj.

Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) operon me më shumë se 20 trajnues profesional dhe te aftë që përfshijnë trajnuesit e brendshëm që janë të stafit të Fakultetit të Administrim Biznesit si dhe ekspert të jashtëm. 

 

Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017