Dëshironi performancë më të mirë, rritje të shitjeve, profitabilitet, pjesës të tregut dhe efikasitetit? Qendra për Zhvillimin e Biznesit, është e angazhuar në ofrimin e shërbimit të cilësisë së lartë, e cila bën një ndryshim të vërtetë në biznesin tuaj. Përmes analizës së plotë të gjendjes ekzistuese dhe përpunimit në detaje të rasteve të ndryshme, arrijnë në një zgjidhje më të mirë dhe më të vlefshme për biznesin tuaj. Shërbimet konsultative, kanë për qëllim përmisimin e performancës, duke filluar nga ofrimi i strategjive për zhvillimin e biznesit tuaj përmes shitjes dhe marketingut, ofrim të biznes planeve, organizim të brendshëm, këshilla financiare, si të implementoni biznesin elektronik në kompanitë tuaja dhe shume më tepër. Nëse ju shfrytëzoni njërën nga shërbimet konsultative, përfitimet e juaja do t'jenë të dukshme edhe atë:
Qasja jonë mbetet gjithmonë bashkëpunuese. Kompanitë që kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë janë: Dauti Komerc, Vezë Shari, Frigotehnika 2000, Interlight Shop etj.
Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.
T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk
Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni
© Business Development Centre 2017