Hartimi dhe implementimi i planit të biznesit

Gjuha : Shqip,Maqedonisht,Anglisht

Kohëzgjatja : 6 ditë

Përshkrimi
Njoftimi i ndërmarrësve me përmbajtjen e planit të biznesit, vlerësimi i kapacitetit aktual të ndërmarrjes dhe mjedisit për realizimin e qëllimeve të biznesit, ndërgjegjësimi i ndërmarrësve aktual dhe potencial për rëndësinë e planifikimit etj.

Target grupi 
Bizismenët, fëmijët e pronarëve, persona kyç nga kompanitë që duhet të marrin përgatitje për të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe pozitat kyçe në të ardhmen, studentë të diplomuar që pretendojnë të hynë në botën e biznesit, afaristë të rinj që kanë filluar bizneset e tyre etj.

Rezultati i pritur
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit pritet që të kenë njohuri të mjaftueshme në lidhje me  hartimin e planeve konkrete të biznesit nga participientët për bizneset aktuale ose të ardhshme, përgatitja e prezantimi të ideve ndërmarrëse para kreditorëve dhe investitorëve potencial etj.

Minimumi i pjesëmarrësve për të ndjekur trajnimin: 8

Maksimumi i pjesëmarrësve për të ndjekur trajnimin: 15

Programi i trajnimit:

    • Konceptet bazike të planifikimit;
    • Shndërrimi i vizionit në aksion;
    • Përpilimi i planit konkret të biznesit – faza I, (profili  ndërmarrjes dhe industrisë, strategjia e përgjithshme e biznesit, Produktet dhe shërbimet e ndërmarrjes, përpilimi i marketing strategjisë, ofrimi i shembujve konkret , punë praktike në lidhje me temat - pjesëmarrje aktive e partcipientëve);
    • Përpilimi i planit konkret të biznesit – faza II, (definimi i lokacionit të ndërmarrjes, plani i sistemimit të ndërmarrjes, analiza e konkurrencës dhe plani për ballafaqim me të, plani i operacioneve, ofrimi i shembujve konkret, punë praktike në lidhje me temat-pjesëmarrje aktive e partcipientëve);
    • Përpilimi i planit konkret të biznesit – faza III, (përshkrimi i menaxhmentit të ndërmarrjes , plani financiar i ndërmarrjes , propozimi për kredi ose investim, shtojcat, ofrimi i shembujve konkret); 
    • Rrumbullakimi dhe prezantimi i planit të biznesit.

 

Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017