Menaxhimi i Organizimeve

Qendra për Zhvillimin e Biznesit (QZHB), ndihmon në organizimin e konferencave, seminareve dhe takimeve të biznesit. Me këtë, ju i eliminoni problemet e zgjidhjes së vendit dhe objektit për organizimet tuaja, situatat sfiduese të logjistikës si dhe kurseni kohë dhe para. Hapësirat tona në Shkup dhe Tetovë, të ndërtuara sipas standardeve bashkëkohore, ofrojnë një gamë të gjërë të sallave për konferencë ( të projektuar në mënyrë unike ), amfiteatër dhe klasa. Qendra është e pajisur me teknologjinë më moderne, që plotëson pritjet e juaja gjatë organizimeve.  

Qendra për Zhvillimin e Biznesit ( QZHB ), po ashtu ju ofron organizimin e video konferencave, përmes teknologjisë më të avancuar dhe me këtë takimet e juaja me bashkëpunëtorët jashtë vendit, do të realizohen në kohë më të shkurtë dhe me kosto minimale.

 

Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017