Meditimi mes qasjes së përgjithshme ndaj detajeve

Gjuha : Shqip, Maqedonisht

Kohëzgjatja : 1 ditë

Përshkrimi
Hyrje në lidhje me menaxhimin e njohurive, të mësuarit organizativ, menaxhimin e kohës, fokusimin në detaje si dhe vërejtjet përmbyllëse gjatë sjelljes së vendimeve. 

Target grupi
Përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private, studentët dhe të gjithë ata që profesionalisht ose personalisht janë të interesuar të thellojnë njohuritë e tyre.

Rezultati i pritur
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit pritet që të kenë njohuri të mjaftueshme në lidhje me, menaxhimin e njohurive si dhe të mësuarit organizativ, si të fokusohemi në fotografitë e mëdha, në detajet, si të menaxhojmë kohën, si të jemi më kreativ gjatë sjelljes së vendimeve dhe shumë më tepër.

Minimumi i pjesëmarrësve për të ndjekur trajnimin: 8

Maksimumi i pjesëmarrësve për të ndjekur trajnimin: 15

Programi i trajnimit: 

    • Menaxhimi i njohurive;
    • Të mësuarit organizativ;
    • Fokusimi në fotografinë e madhe;
    • Fokusimi në detajet;
    • Kreativiteti;
    • Udhëheqësit dhe shikimi në fotografinë e madhe;
    • "Out of box" të menduarit;
    • Fotografia  e madhe dhe detajet gjatë sjelljes së vendimeve;
    • "Time Management" Menaxhimi i kohës;
    • Fotografia e madhe dhe detajet në analizën e projekteve;
    • Vërejtjet përmbyllëse;

  

Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.

Na Kontaktoni

T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk

Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni

© Business Development Centre 2017