Ne, ju ofrojmë një koleksion të gjërë të trajnimeve, duke angazhuar stafin tonë akademik si dhe partnerët tanë vendor dhe ndërkombëtar. Ekspertët e QZHB-së, do të bëjnë vlerësimin paraprak të nevojave të juaja dhe pastaj do të dizajnojnë programin e trajnimit, që do të ofron zgjidhje situatave eventuale. Programi i trajnimit, mbështet mësimin interaktiv duke inkurajuar pjesëmarrjen tuaj gjatë debateve.
Me ndjekjen e trajnimit te ne, përpos aftësive të fituara dhe shkathtësive shtesë, ju do të fitoni edhe çertifikatë për kryerjen e trajnimit me sukses. Varësisht nga program i trajnimit, të njëjtat çertifikata mund ti konvertoni edhe në kredi (CST kredi).
Qendra për zhvillimin e biznesit (QZHB) luan rolin e ndërmjetësuesit të biznesit me Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo qendër ofron trajnime menaxhuese dhe konsultime biznesi për individë, ndërmarrje dhe institucione tjera publike dhe private duke inkuadruar teknologji të informatikës dhe komunikimit.
T +389 44 356 251
E-mail: seeu-bdc@seeu.edu.mk
Adresa
Ilindenska 335, 1200 Tetovë Maqedoni
© Business Development Centre 2017